Ky është vendi perfekt për të shijuar natën e ndërrimit të viteve

0

Viti 2020 ka qënë ndoshta viti më sfidues në shumë aspekte. Pak ditë na ndajnë nga një kapitull i ri, një dekadë e re në të cilën shpresa kryesore është shëndeti i mirë dhe rikthimi i përqafimeve.

Festimet e Vitit të Ri do të jenë të kufizuar këtë Dhjetor, por ne kemi zbuluar një vend në të cilin do të ndiheni si në shtëpi dhe do të festoni akoma më mirë se vitet e kaluara.

Dukley Gardens në Budva ofron paketa fantastike për Krishtlindje dhe mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Ofrohet mbrëmje në apartamente unike të dekoruara, darkë ekskluzive në çdo apartament, zjarr buzë detit për të shijuar fishekzjarret me verë të ngrohtë dhe nën ritmet e muzikës festive. Në datën 1 Janar, Dukley organizon Barbeque dhe muzikë live për të ftuarit.

Luks, stil, privatësi, qetësi, përkujdesje, siguri – këto dhe më tepër gjenden në Dukley.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu