Në foto është Madrid Ulqinaku 25 vjeç, i riu që u ekzekutua me armë në afërsi të stadiumit ‘Elbasan Arena’.
Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta mes të rinjsh.
Pas sherrit, 20-vjeçari me inicialet K.Sh. e ka qëlluar Ulqinakun kur ai doli nga lokali dhe po hipte në mjetin e tij duke e lënë të vdekur në vend.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes