Ky ishull skocez kushton më pak se çmimi i një apartamenti

0

SKOCI- Një ishull i vogël skocez në Firth of Clyde ka dalë në shitje për 350,000 £. Ishulli Pladda, në brigjet e Arranit, përfshin një shtëpi me pesë dhoma gjumi, një helikopter dhe far që datojnë që në vitet 1790.

Me një çmim të tillë mund të blejë një apartament me tre dhoma gjumi në Glasgow ose Edinburg. Por është shumë më poshtë se çmimi mesatar i një prone në Londër, që mesatarisht kushton në 536,000 £. Ishulli prej 28 hektarësh ka qenë i zbrazët për disa vite dhe ka nevojë për rinovim para se të mund të bëhet i banueshëm sërish.

Ky ishull skocez kushton më pak se çmimi i një apartamenti

Pamje nga ishulli

Pladda iu shit nga Arran Estate 30 vjet më parë stilistëve Derek dhe Sally Morten – pronarëve të saj aktualë. E listuar me Knight Frank, prona është 31 milje nga Glasgow dhe mund të arrihet me varkë nga Ardrossan në kontinent.

Ky ishull skocez kushton më pak se çmimi i një apartamenti

Pamje nga ishulli

Më shumë se 100 lloje zogjsh janë regjistruar në ishull, ndërsa fari i ishullit është automatizuar nga Edinburgu që nga viti 1990.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu