Ky shtet pezullon përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për personat…

0

 

Belgjika është vendi i rradhës që ka pezulluar përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për personat personat e moshës 18 deri në 55 vjeç.

Ky vendim i marrë nga Autoriteti Shëndetësor vjen menjëherë pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) deklaroi se ekzistonte një “lidhje e mundshme” midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut.

Pritet që Autoritetit Shëndetësor t rivlerësojë vendimin brenda ‘”4 javësh”.

Ndërsa Spanja ka vendosur përdorimin e vaksinës AstraZeneca vetëm për grupmoshat mbi 60-vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias, theksoi se ende nuk është marrë një vendim se si do të veprohet me 60-vjeçarët të cilët kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se një kombinim i veçantë i mpiksjes së gjakut me numrin e ulët të trombociteve duhet të renditet si një efekt anësor i vaksinës, por rekomandoi se vaksina nuk duhej të pezullohej.

Përfitimet e AstraZeneca tejkalojnë rreziqet dhe Covid-19 është një “sëmundje shumë e rëndë”, shtoi EMA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu