Në nismën e fundit të nxitjes së vaksinimeve, Holanda po ofron falas delikatesen vendase te peshkut të gjallë turshi për të gjithë ata që marrin injeksionin kundër Covid.
Oferta holandeze e peshkut harrengë të stazhionuar në uthull, i quajtur ndryshe ‘Hollandse nieuwe’ – është një delikatesë tradicionale që konsumohet nga miliona vendas.
Arkat me peshkun e gjallë të përgatitur po shpërndaheshin në të gjitha qendrat e vaksinimit, si inkurajim që njerëzit të injektohen.
“Një peshk për çdo injeksion? Kësaj nuk i reziston askush”, tha Agnes Leewis, drejtoresha e marketingut të peshkut në vend.
Lajmi vjen megjithëse në Holandë nuk raportohet një masë e madhe hezitimi për vaksinën, por përsëri autoritetet thonë se çdo inkurajim është i mirëpritur.
Hapja e sezonit të peshkut të marinuar ‘Hollandse nieuwe’ më 15 qershor hapet me celebrime dhe ceremoni me flamurë kombëtarë.
Fuçia e parë e sezonit me harrengat e stazhionuara nxirret tradicionalisht në ankand, siç ndodhi sivjet, në ndryshim nga viti i kaluar kur eventi u pezullua nga kufizimet e pandemisë.
Peshku në fjalë pastrohet nga të brendshmet, marinohet dhe konsumohet i gjallë ose në bukë.
Ndërkohë në Moskë, kryebashkiaku Sergei Sobyanin u premtonte të gjithë atyre që merrnin vaksinën nga 14 qershori deri në 11 korrik, do të përfshiheshin në shortin e një nga pesë makinave me vlerë $10,000.
Ohio në SHBA u ofronte të vaksinuarve një shans për pesë bursa studimi në universitetet e shtetit, ndërsa në Kaliforni ata q vaksinoheshin merrnin pjesë në shorteun e llotarisë $116.5milionë.
Javën e kaluar shteti amerikan i Uashington nisi të ofronte cigare me marijuana të rriturve që merrnin vaksinën.