Kylie Jenner do të bëhet nënë për herë të dytë

0

Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë. Miliarderja e familjes Kardashian-Jenner është shtatzënë, duke pritur fëmijën e saj të dytë, me të dashurin, Travis Scott.

Sipas Page Six, 24-vjeçarja kishte folur kohë më parë lidhur me dëshirën e saj që ta bënte Stormin me motër ose vëlla dhe tani dëshira po i realizohet, ndonëse kishte thënë se shtatzënia është diçka shumë e vështirë.

“Shtatzënia nuk është shaka, është diçka serioze dhe e vështirë. Nuk jam e gatshme ende për këtë”, u shpreh Kylie kohë më parë, duke shtuar se ndihet në presion që t’i dhurojë vajzës së saj një motër ose vëlla.

Kylie e cila ka nisur lidhjen me reperin Scott në prill të vitit 2017, e pati kaluar shtatzëninë e parë në fshehtësi, duke njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës, vetëm pas lindjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu