Laçi eliminon Podgoricën dhe kualifikohet në Conference League

0

Laçi eliminon Podgoricën dhe kualifikohet në Conference League. Laçi humbi 1-0 sfidën e parë të luajtur në Mal të Zi, ndërsa sot ia dolën të kalojnë në raundin e dytë pas plot 120 minutave.

Koha e rregullt e sfidës së luajtur në “Elbasan Arena”, përfundoi 1-0 për ekipin kurbinas, që gjeti golin me anë të Ardit Deliut (60′). “Vendasit” dominuan rivalët malazezë, por portieri 18-vjeçar, Nikola Ivezic, ia doli të dërgojë Podgoricën në shtesa me pritjet e tij fantastike.

Laçi nuk u përmbajt në shtesa dhe realizoi dy gola të tjera. Në fillim me Regi Lushkjen (90+3′) flaë një goditje të saktë dhe potente, teksa Fatmir Prengaj vulosi kualifikimin e ekipit të tij me golin e realizuar në minutën e 114-të.

Fitore e madhe dhe kualifikim me zemër e i bukur i skuadrës kurbinase, që në raundin e dytë të Conference League do të ketë përballë rumunët e Univ Craivoa. Në raundin e dytë edhe Drita, që eliminoi Decic, skuadrën shqiptare që garon në kampionatin e Malit të Zi.

“Intelektualët”, të cilët kishin fituar 2-1 në shtëpi, ia dolën të mposhtin 0-1 Decic. Golin e fitores e shënoi Ardian Cuculi gjashtë minuta përpara mbylljes së ndeshjes. Festë tek ekipi dardan, që ia doli të kualifikohet në derbin shqiptar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu