Seanca në Apelin e Posaçëm, për të dënuarin e burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, Laert Haxhiu, është shtyrë për në datën 9 tetor ora 12:00.
Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.
E pranishme në sallë ishte prokurorja Doloreza Musabelli, teksa për herë të parë në këtë seancë mori pjesë dhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjithashtu gjyqi u ndoq edhe nga babai i Haxhiut.