Lajm emocionues /Maarif Shkodër Campus tashmë është një realitet edhe në qytetin verior!

0

Fondacioni Turk Maarif prej disa vitesh ushtron veprimtarinë e tij në Shqipëri dhe aktualisht administron disa institucione arsimore, duke filluar nga cikli parashkollor deri në universitet, me një numër të konsiderueshëm  nxënësish dhe studentësh. Në nisje të vitit të ri shkollor dega Maarif vjen me një lajm të mirë, pasi  ka nisur aktivitetin e saj edhe në qytetin e Shkodrës. Maarif Shkodër Campus tashmë është një realitet për rajonin verior. Ka qënë vetë  faqa zyrtare e fondacionit arsimor që ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale, duke e konsideruar ditën e parë të shkollës një ditë të vërtetë feste dhe elektrizuese, çka do të pasojë sfida të reja, për të krijuar kujtime dhe për të mësuar diçka të mahnitshme çdo ditë!

Rrjeti i shkollave Maarif është prova më e mirë se mundi dhe përkushtimi, në një besim reciprok mes nxënësve dhe mësuesve, janë rruga e sigurt drejt suksesit.

Fondacioni Maarif synon  një model arsimor të balancuar, mes nevojave të fëmijëve, pasionit të të rinjve, synimeve të prindërve për edukimin e tyre dhe potencialeve që ata fshehin. Stafi akademik, me një përvojë disavjeçare në arsim, mbështet nxënēsit e studentët që të bëhen të përgjegjshëm, reflektues dhe të angazhuar në jetë.

Studentët dhe nxënësit që vazhdojnë aktualisht studimet e tyre në këto institucione arsimore, por edhe prindërit e tyre, kanë evidentuar  disa arsye pse kanë bërë një zgjedhje të tillë, duke veçuar dhe vlerësuar standardet e larta në mësimdhënie dhe stafin e kualifikuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu