LAJM I FUNDIT/ 3 vite pas pezullimit, qeveria i hap rrugë Gener 2, do të ndërtojë Thumanë-Kashar

0

3 vite pas anullimit të PPP-së për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar, qeveria shqiptare ka vendosur që ti japë kompanisë Gener 2 projektimin dhe ndërtimin e kësaj rruge.

Belinda Balluku: Dua të ndalem te dy VKM, dorëzimi i licensave minerare nga përfituesit, u amenduan disa nga rregullat për transformimin e këtyre lejeve, për shkak se kemi vënë re transferim dhe tregti, kundër rregullave në fuqi.

Duke qenë se ne e konsiderojmë këtë një sektor shumë të rëndësishëm, duam ti rikthejmë atij parimet ligjore. Lind nevoja sot më shumë se kurrë që të ketë një vëmendje më të madhe nga ana e qeverisë, pas interesit të shfaqur dhe nga kompani ndërkombëtare.

VKM e dytë është Thumanë Kashar, në 2019 kontrata e lidhur me PPP u anullua për shkak se ajo hapësirë fiskale iu kalua paktit për Universitetit. Ky akt tashmë do të rikthehet, ku qeveria nuk do të investojë, është bërë përmes një procesi negociimi, është një nga segmentet më të rëndësishme të korridorit blu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu