Rama:
Ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir apo pahir, dua tiu bëj thirrje të gjithë subjekteve, që nuk kanë leje, të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia do të jetë në të gjithë bregdetin dhe do të konfiskojë të gjitha çadrat që nuk janë në pëputhje me letrat, hapësirat publike janë të popullit.
Skema e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik, në këtë rast bashkitë, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jetë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati. Besoj se përveç disa rasteve që janë publike, dhe disa të tjera që janë problematike, pjesa tjetër është pozivitve. Subjektet që nuk kanë leje duhet të largohen vetë, dhe të mos humbasin bazën materiale, e cila do tiui merret dhe nuk do tiu kthehet më mbrapsht.