Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 62-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasja V.B rreth orës 18:00 në rrugën “Sitki Çiço”, është vetëhedhur nga kati i gjashtë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datë 13.12.2021, rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.