LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje te Rruga e Kombit, humb jetën një grua

0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje është shënuar paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku dy automjete janë përplasur mes tyre pranë një karburanti.

Sipas Policisë janë plagosur dy drejtuesit e makina të përfshira në aksident dhe një pasagjere në njërin prej mjeteve. Fillimisht u raportua se pasagjerja e identifikuar si Gjelina Lleshi ishte plagosur rëndë dhe ishte nisur për në Tiranë, por në një njoftim të dytë të Policisë së Lezhës, u njoftua se pasagjerja kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa raportohet se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i dytë i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu