Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin. Një mjet i tonazhit të rëndë i llojit ‘traljer’ ka përplasur mjetin tip “Benz” duke lënë të vdekur shoferin 64 vjeçar shtetasin Haxhi Bala.
Mësohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit tip “benz” i ka prerë rrugën trajlerit duke bërë që përplasja të jetë fatale.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Haxhi Bala.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit.