VLORË– Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një atentati me eksploziv. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mesditë pranë Lungomares dhe Sheshit të Flamurit në Vlorë. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i personit që ka mbetur i vrarë si pasojë e këtij atentati. Nuk dihet as nëse shënjestra e këtij atentati ndodhej në ndonjë dyqan apo makinë ku dhe mund t’i jetë vendosur lënda plasëse.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE: