LAJM I FUNDIT/ Basha dhe Berisha përfundojnë në prokurori

0

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të merren në pyetje nga policia e shtetit.

Berisha dhe Basha do të pyeten në lidhje me ngjarjen dhe trazirat që ndodhën në protestën e 8 Janarit, në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. 78 persona u shoqëruan, por 49 janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pas përfundimit të protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike. Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”.

Por çfarë ndodhi më 8 Janar në selinë e PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua më 8 Janar në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Të arrestuar janë 34 persona. Nën hetim është edhe Gazment Bardhi pasi akuzohet për ‘stërvitje dhe prodhim armësh’, ndërsa mbi Flamur Nokën ‘rëndon’ vepra penale për protestë të paligjshme. Përveç Berishës e Bashës, situata u komentua edhe nga Rama, ndërsa presidenti Ilir Meta shijoi ditën pas ardhëse pushimet në Dajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu