Lajm i fundit! Bie nga kati i shtatë një shtetas, ndërron jetë

0

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të bërë shtetasi me iniciale N.Sh është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.02.2022, në Kamzë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasi N. Sh., 70-vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.