LAJM I FUNDIT/ Bie nga pema , ndërron jetë në vend 59-vjeçari

0

 

Një 59-vjeçar i identifikuar me inicialet I.T., ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës, në një serë pemësh dekorative. 59-vjeçari është transportuar në spitalin e Lezhës pa shenja jete, ndërkohë që nga informacionet paraprake bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë pas rrëzimit nga një pemë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë/ Informacion paraprak

Më datën 19.05.2021, rreth orës 12:00 ,jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Lezhë për një shtetas që ka arritur pa shenja jetë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë rezultoi së shtetasi I.T.,59 vjeç, banues në Lezhë, i cili punonte në një sërë pemesh dekorative, dyshohet se ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu