“Nderi i Qarkut Elbasan”, Dr. Sulejman Peza

0

“Nderi i Qarkut Elbasan” është nderuar me këtë titull mjeku veteriner Sulejman Peza i ndjerë. Dr Peza ishte nderuar me disa tituj fushën e veterinarisë.

Sakaq mesditën e sotme pranë Këshillit të Qarkut është zhvilluar ceremonia e dhënies së këtij titulli. Këtë vlerësim e tërhoqën familjarët e tij pasi Dr. Sulejman Peza humbi betejën me COVID dhe ndërroi jetën në moshën 75-vjeçare marsin e këtij viti.

Dr Peza ishte nderuar  nga Instituti Amerikan i Biografive me qendër në Universitetin e Kembrixhit dhe Uashington D.C me titujt “Personalitet i Shekullit XX”, “Personalitet publik Ndërkombëtar”. Ky institut e ka vlerësuar me medaljen e artë dhe i ka dhënë dy herë titullin honorifik Guvernator, drejtor i institutit amerikan për Evropën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu