LAJM I FUNDIT/ Burri hidhet nga kati i tretë i pallatit, dërgohet me urgjencë në spital

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkozë të Tiranë. Një 77-vjeçar i identifikuar me inicialet H.K është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urjgencë në spital.

Mbetet e paqartë se çfarë ndikoi tek ai që e bëri të kryente këtë akt tragjik, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Informacion paraprak

Më datë 02.11.2020, rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi H.K., 77 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu