TIRANË– Foshnja 3 muajshe, që u aksidentua një ditë më parë nga Ajas Sulejmani një ditë më parë në Rrugën e Kavajës ka dalë nga spitali. Ndërsa, prindërit e bebes janë akoma në spital. Aktualisht, Arjan dhe Vilma Konomi, anë në gjendje të qëndrueshme në spital dhe kanë dalë nga trajnimi intensiv. Ata po trajtohen për politraum.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në ‘Rrugën e Kavajës’. Vilma dhe Arjan Konomi, bashkë me foshnjen 3 muajsh, por kalonin rrugën tek vizat e bardha, por një makinë luksoze tip “G-Class”, drejtuar nga Ajas Sulemajni që ishte nën efektin e lëndëve narkotike i ka marrë para duke u rrezikuar jetën. Ngjarja është raportuar fillimisht nga Dosja.al, e cila informoi e para me foto dhe video aksidentin e rëndë. Sulejmani u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas u prangos në një spital privat.