Lajm i fundit/ Dy të vdekur në Tiranë

0

Një 81-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë, pasi është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte. Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se ka humbur jetën edhe një 28-vjeçar, pasi dyshohet se ka rënë  aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Njoftimi i policisë: 

Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu