Kaçe dhe Latifi me paga të çmendura

0

Ergys Kaçe dhe Liridon Latifi do jenë ndër lojtarët më të paguar të kampionatit shqiptar këtë sezon. Kaçe do luajë për herë të parë në kategorinë Superiore, pasi ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Partizanin me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Sipas “Panorama Sport”, Kaçe do paguhet nga Partizani 12 mijë euro neto në muaj që me bonuset e fitimit të titullit kampion mund të shkojnë deri në 16 mijë euro. Një transferim i bujshëm ishte edhe ai i Latifit tek Vllaznia.

Latifi ka firmosur për dy vite me ekipin shkodran dhe sipas “Panorama Sport” do përfitojë një pagë prej 10 mijë eurosh në muaj. Partizani dhe Vllaznia duan të rikthehen tek titulli kampion dhe mesa duket nuk janë kursyer në paga lojtarësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu