LAJM I FUNDIT/ E rëndë, plagoset 61-vjeçari, në gjendje kritike për jetën

0

Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku autori dyshohet sipas policisë se është një person me probleme të shëndetit mendor.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, ku shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.