Nga Tirana në Berat/ Zgjidhen sot kryetarët e 6 degëve të PD, emrat e kandidatëve

0

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

Kandidatët për Kryetarë në degët ku sot zhvillohen zgjedhje, janë si më poshtë vijon:

Dega PD Berat

Shyqyri Hajrulla Duro

Ermal Luan Dollani

Oltion Ali Merdari

Afrim Njazi Merko

Dega PD Librazhd

Ilirjan Alliu

Ndricim Lila

Shefki Cota

Dega PD Prrenjas

Arjan Karriqi

Ardian Leka

PD dega 1 Tiranë

Alban Fehmi Petku

Fetah Xhemal Hasanaj

PD Dega 5 Tiranë

Alfred Tusha

Andon Frrokaj

Dritan Kociaj

Enkeleda Mushi

Fatmir Myrta

PD dega 8 Tiranë

Gazmend Ahmet Sallaku

Ylli Fadil Subashi

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.