Personi që iu bë atentat këtë të mërkurë është Admir Bajri. Mësohet se ky i fundit ka qenë duke udhëtuar në një mjet të llojit “Mercedez Benz”, tip ML në momentin që është qëlluar me breshëri plumbash. Bashkë me Admir Bajrin në momentin që u qëllua, ka qenë edhe nëna e tij, e cila ka parë të gjithë skenën e atentatit.
Bajri ndodhet në spital për momentin ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij është e rëndë.