LAJM I FUNDIT/ Identifikohet shqiptari që u masakrua për vdekje me thikë në Londër

0

Gjashtë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përleshjes gjithashtu, por ata u dërguan në spital, morën ndihmën e nevojhme mjekësore dhe më vonë u vunë në pranga.

Shqiptari që u vra në Bristol të Londrës është 32-vjeçari Aranit Lleshi. Identifikimi i tij është bërë një javë pasi u vra me thikë pas një përleshjeje me një grup shqiptarësh. Lleshi, i cili ishte resident në Londër vdiq rrugës për në spital.

Gjashtë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përleshjes gjithashtu, por ata u dërguan në spital, morën ndihmën e nevojhme mjekësore dhe më vonë u vunë në pranga.

Ngjarja ndodhi në zonën e Brislington më 24 maj. Të arrestuarit janë Radian Lika, 35 vjeç dhe Nikoll Palaj, 28 vjeç, Sadik Lleshi, 34, Brikel Palaj, 32, Kastriot Mhillaj, 34 vjeç dhe Rinush Behari, 32 vjeç. Ata akuzohen për plagosje të dhunshme me pasojë vdekjen. Shkaku i sherrit që nisi mes shqiptarëve nuk dihet ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu