Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas mbledhjes për rreth dy orë që bëri me ish-kryeministrin Sali Berisha, në selinë blu, ka folur për mediat.
Gjatë fjalës së tij Meta tha se çdo minutë po dalin fakte të reja dhe tronditëse të cilat vërtetojnë se si mafia e kryeministrit Edi Rama vodhi votat dhe shkatërroi procesin zgjedhor.
Ish-kreu i shtetit tha se do të nisi kontestimi ligjor si dhe përshkallëzimi opozitar në Këshillat Bashkiakë do të nisë menjëhera, teksa siguroi kështu se “gomerët që ka zgjedhur Edi Ramës, nuk do të vjedhin më”.
“Çdo orë, çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia me komadën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor. I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, jo vetëm do të dokumentohet por do fillojë dhe procesi ligjor dhe përshkallëzimi i reagimit opozitar në emër të mbrojtjes së votës së lirë.
Gomerët që u imponoi Edi Rama qytetarëve për kryebashkiakë, nuk do të jenë më të qetë. Përshkallëzimi i aksionit opozitar në këshillat bashkiakë do të nisë menjëherë.
Nuk ekziston asnjë krahasim mes atij që ja fali pushtetin vendor Edi Ramës”, tha Meta.