DETAJE TË REJA/ Zbulohet shkaku i konfliktit me armë në Peqin

0

PEQIN- Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Diell Çela 55-vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin Sokol Dehima.

Diell Çela mësohet të ketë qenë ish-kreu i PD për Peqinin. Ai është kërcënuar me jetën edhe në shkurt të vitit 2016.

Sipas burimeve nga policia ngjarja nuk ka prapavijë politike, por ka lidhje me detyrën e bashkëshortes së tij si drejtoreshë e spitalit të Peqinit. Bashkëshortja e Çelës mësohet se ka larguar nga puna gruan e Dehimës dhe për këtë arsye kanë lindur konfliktet.

Detaje të reja pritet të zbardhen në vazhdim nga policia dhe grupi hetimor.