Ndodhet qe prej muajit janar ne Suedine e larget dhe
vetem sot eshte zyrtarizuar tek ekipi i tij i ri. E kemi fjalen per futbollistin shkodran Arlind Kalaja.
Pak minuta me pare permes rrjeteve sociale ai ka njoftuar se ka firmosur me ekipin Ljungskile Sk qe merr pjese ne Divizionin 1 te futbollit te ketij vendi.
Ish- sulmuesi i Vilaznise ka bere te ditur se ka firmosur nje kontrate dy-vjeçare me kete ekip. Padyshim qe kjo eshte dicka shume pozitive dhe ai tashme do te mundohet te tregoje vlerat e tij edhe ne kete vend.
25 vjeçari shkodran ka provuar qe perpos Vilaznise te luaje edhe me ekipet e Kukesit, Kastriotit dhe Teutes, per t’u rikthyer serish tek VIlaznia me te cilen luaiti deri ne dhjetorin e vitit te kaluar duke fituar edhe Kupen e Shqiperise po gate vitit 2021.
Ndersa tani me Ljungskile Sk do te mundohet qe te jape me te miren e tij dhe ta ndihmoje kete skuader te arrije objektivat e saj.