Detaje të reja! Gjatë atentatit, me Dumanin ishin dhe dy persona të tjerë, dyshohet të jenë plagosur

0

Zbardhen të tjera detaje për atentatin ndaj Nuredin Dumanit në Elbasan, i cili u arrestua mbrëmjen djeshme disa orë më vonë në Fier, teksa ishte i plagosur.

Mësohet se bashkë me Dumanin në mjetin tip BMW kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët policia dhe grupi hetimor kanë dyshime se dhe ata kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se makina që qëlloi ndaj mjetit tip BMW është i markës Mercedes Benz. Nga kjo e fundit besohet se është qëlluar nga dy armë nga dy pozicione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu