Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu një nga ortaket e firmës së bananeve “Masabi Fruits”, në të cilën u gjetën 143 kilogramë kokainë, Klajdi Xibraku.
Ai është shpallur i pafajshëm duke qenë se nuk ka prova të mjaftueshme për të motivuar heqjen e lirisë.
Kokaina me fotot e Escobar, u zbulua në portin e Durrësit, në mes të kontenierëve me banane.
Xibraku ishte arrestuar rreth një vit më parë, menjëherë pas zbulimit të kokainës në peotin e Durrësit në Prill të vitit 2021.
Më herët Gjykata e Durrësit kishte liruar dhe personin tjetër të arrestuar, Erjon Peti.





