Sherri mes nxënësve në gjimnazin në Kamëz, plagosen me mjet prerës dy të mitur

0

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar ditën e sotme jashtë ambienteve të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz.

Dhuna mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e thikave ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur pas goditjeve të marra në gjoks.

Dy nxënësit e lënduar i përkasin moshës 16-vjeçare ndërsa ndodhen në spital ku i janë nënshtruar ekzamimimeve mjekësore ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë stabël.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta si dhe numri i saktë i përsonave të përfshirë në konflikt.