LAJM I FUNDIT/ KQZ nis sot shpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 25 Prillit

0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për shpërndarjen e mandateve të deputetëve, për zgjedhjet e 25 Prillit. Në rendin e ditës parashikohet shpërndarja e mandateve në 12 qarqe të vendit, ndërkohë që të vetmet raste kur pritet të kenë diskutime janë ato për Tom Doshin, Edi Ramën dhe Monika Kryemadhin.

Doshi hoqi dorë nga mandati i deputetit, edhe pse partia e tij ka fituar një mandat në Tiranë dhe 2 në Shkodër, ndërkohë që Rama dhe Kryemadhi kanë zgjedhur përkatësisht të përfaqësojnë Durrësin dhe Fierin në Kuvend, ndërsa kishin secili nga dy opsione.

Mbetet në pikëpyetje nëse mandati i Kryemadhit në Tiranë do ti kalojë Petrit Vasilit, që renditej i dyti në listë, apo një gruaje, për shkak të saktësimeve në Kodin Zgjedhor, sa i takon barazisë gjinore.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, diten e Merkure, date 23.06.2021 ne oren 12:00 zhvillon seance publike me kete rend dite:

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu