LAJM I FUNDIT/ Kryebashkiakia e Durrësit braktis Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët

0

Kryebashkiakja e Durrësit është larguar nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku deklaroi se do të ngrihet një kallëzim penal ndaj Sakos. Sipas Takakut, kallëzimi do të kryhet me arsyetimin se Sako refuzoi që të dëshmojë në komision.

‘Arroganca dhe injoranca janë në ekstreme këtu. Ke dalë tërësisht, nuk ka asnjë komentim etik. Dakon thirreni që të dëshmojë. Jeni jashtë objektit të Komisionit Hetimor. Më 6 mars do merrni përgjigjen. Jeni duke shpifur.’– tha Sako para se të largohej nga seanca.

‘Ju lutem refuzimi për të dëshmuar përbën vepër penale. Jam përpjekur që të ruaj qetësinë. Përgatisni padinë.‘- tha Tabaku.