LAJM I FUNDIT/ Kuvendi voton pro ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, sa deputetë votuan kundër

0

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë votash ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta.

Kanë qenë 97 deputetë që kanë vendosur pro ngritjes së Komisionit, 6 kundër dhe dy të tjerë abstenim.

Më herët ka dalë dhe lista e deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, i cili kryesohet nga Alket Hyseni, dhe nga deputetë të tjerë, që nuk janë zgjedhur në 25 Prill, për një mandat tjetër.

Lista e plotë e emrave të deputetëve pjesëmarrës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta:

Kryetar: Alket Hyseni

Nënkryetar: Myslym Murrizi

Sekretar: Klotilda Bushka

Anëtar:

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind carcani

Zëvendësues:

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu