LAJM I FUNDIT/ Lulzim Basha i jep superfuqi Enkelejd Alibeajt, pas PD-së së Vlorës, i beson një tjetër qark

0

Enkelejd Alibeaj duket të jetë ‘ylli në ngjitje’ në Partinë Demokratike, ku Lulzim Basha i ka caktuar një tjetër detyrë të rëndësishme, atë të drejtimit politik të qarkut të Shkodrës.

Ky emërim i Alibeajt në këtë qark, vjen menjëherë pas dorëheqjes së Helidon Bushatit nga drejtimi politik i qarkut verior, i cili do të mbajë zgjedhjet lokale në datën 6 Mars.

Aliebaj ka marrë disa detyra të rëndësishme në këto javët e fundit, ku krahas postit të nënkryetarit, ai u caktua nga Basha dhe në krye të grupit parlamentar, dhe u komandua drejtues i degës së PD-së në Vlorë, pas shkarkimit të Genc Deromemajt.

Njëkohësisht Alibeaj është dhe drejtues politik i PD-së për qarkun e Fierit, detyrë e cila iu besua përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu