VKM/ Risia në sport! Marrëveshja me Kosovën në Kuvend, lumi Vjosa&Shala të mbrojtura

0

Mblidhet sërish Këshilli i Ministrave! Pas miratimit të projektligjeve, 4 ministret raportuan për mediat vendimet më të reja që dolën nga Këshilli i Ministrave.

Projektligji që u miratua në mbledhjen e qeverisë ishte ratifikimi i marrëveshjes ndërmjes këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë sa i përket zbatimit të letësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se marrëveshja parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit.

Për sa i përket kontrollit që u zhvillua dy ditë më parë në biznesin e kreut të FSHF-së, Armand Duka, Ibrahimaj tha se e gjitha është rastësi dhe vjen në zbatim të një denoncimi të ardhur drejt organeve përkatëse.

Lumi i Vjosës, Lumi i Shalës me vendim të qeverisë janë shpallur zona të mbrojtura, ndërsa mali i Munellës shpallet Park Natyror. Kështu deklaroi ditën e sotme Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila njoftoi se janë kryer ndryshime për sa i përket zonave që mbrohen me ligj në vendin tonë.

Nga nesër të gjithë fëmijët do të rikthehen në shkolla. Ky ishte vendimi që u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila vijoi më tej duke thënë se mbledhje është miratuar marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij izraelit në fushën e arsimit. Sipas saj, kjo do të sjellë bursa studimi, shkëmbim mes profesorëve apo projekte mes institucioneve.

Qeveria shqiptare po ashtu miratoi VKM që lidhet me përcaktimin e masave të sigurisë dhe përgjegjësitë për aktivitetet sportive dhe vecanërisht për rastet e dhunës në ndeshjet e futbollit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu