Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një makinë tip ‘fod’ ka përplasur një 60-vjeçar i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike në momentin që 60-vjeçari ka qenë duke kaluar me biçikletë është përplasur nga makina. Kalimtarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.