Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi vendoste lojëra fati në lokal.
Shtetasi me iniciale është kapur nga uniformat blu teksa vendoste baste sportive përmes celularit.
Sakaq në cilësinë e provës i është sekuestruar celulari.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.
Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: J. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular”, bën me dije policia në një njoftim zyrtar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.