Ka përfunduar seanca për marrjen në pyetje ndaj Lefter Kokës. Për më shumë se dy orë Koka ka dhënë të gjitha deklarimet e tij përballë prokurorit Dritan Prenci, lidhur me procedurat e dhënies me koncesion të inceretarit të Fierit
Ish-ministri i Mjedisit u vu në pranga në dhjetor të 2021. Por teksa SPAK thotë se ai ka përfituar mbi 3.7 milionë euro në formë ryshfeti prej, vetë Koka ka mohuar akuzat dhe pretenduar se ka vepruar konform ligjit.
Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish-ministrin e Mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.
Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Sipas SPAK, Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.





