Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare. Jorge Mario Bergoglio, i lindur më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires, Argjentinë, ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike. Gjatë pontifikatës së tij, ai realizoi disa reforma dhe shumë nga mesazhet e tij – nga klima, te emigrantët, dhe vaksinat – do të mbeten të gdhendura në histori.
Nga Buenos Aires në Vatikan
Pas diplomimit si teknik kimik, Bergoglio zgjodhi rrugën e priftërisë dhe në vitin 1958 hyri në Shoqërinë e Jezusit. Në vitin 1963, ai u diplomua për filozofi në Kolegjin San Giuseppe në San Miguel, Argjentinë, dhe ndërkohë që jepte mësim letërsinë dhe psikologjinë në një kolegj në Buenos Aires, mbaroi edhe studimet për Teologji. U shugurua si prift në vitin 1969 dhe u emërua peshkop i Aucas nga Papa Gjon Pali II. Në vitin 1998, ai u bë kryepeshkop i Buenos Aires, dhe më 21 shkurt 2001, Papa Gjon Pali II e krijoi kardinal. Pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI në mars 2013, Bergoglio mori pjesë në konklavën, ku, pas pesë votimesh, u zgjodh Papë.
Pikat e kthese të pontifikatit të Papa Françeskut
Bergoglio ishte jezuiti i parë që u bë Papë dhe Papa i parë nga kontinenti amerikan. Emri Françesku, si Papë, lidhet me shpresën për të pasuar gjurmët e shenjtorit të Asizit. Gjatë pontifikatës së tij, ai pati shumë momente kyçe. Gjatë një fluturimi nga Brazili në korrik 2013, kur gazetarët e pyetën për çështjen e homoseksualitetit, Papa Françesku u përgjigj: “Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për ta gjykuar?” Më pas, në Sinodet e vitit 2015 dhe 2016, ai miratoi ri-pranimin në sakramente të personave të divorcuar dhe të rimartuar, duke bërë thirrje për vëmendje më të madhe ndaj bashkimeve civile, çifteve de facto dhe homoseksualëve, për të cilët kërkoi “respekt dhe pranim.”
Më 11 prill 2015, Papa Françesku shpalli zyrtarisht një Jubile të jashtëzakonshëm kushtuar mëshirës, që do të zgjaste nga 8 dhjetori 2015 deri më 20 nëntor 2016. Po në vitin 2016, ai bëri një tjetër veprim historik: gjatë një udhëtimi në ishullin grek të Lesbos, i cili kishte shkuar për të shprehur solidaritet, ai vendosi të sjellë refugjatë me vete në Romë. Gjatë viteve të tij si Papë, Bergoglio realizoi gjithashtu reforma të rëndësishme, duke përfshirë ato në Curia, IOR dhe kodin penal të Vatikanit. Një tjetër pikë kthese ishte përmirësimi i marrëdhënieve me Kinën. Ai gjithashtu bëri thirrje të vazhdueshme për luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe më 2023 – pas katër vitesh përpjekjesh dhe pas konsultimeve me peshkopatat dhe dikasteritë e Kurisë Romake – Papa Françesku shpalli masa për të parandaluar dhe luftuar abuzimet seksuale brenda Kishës Katolike.
Më 14 qershor 2024, Bergoglio ishte protagonist në G7-në e Pulias, një ngjarje historike, pasi ishte hera e parë që një Papë merrte pjesë në këtë takim.