LAJM I FUNDIT/ Në Durrës, gjendet e vdekur brenda makinës një grua

0

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet e nevojshme mbi rastin.

Njoftimi i policisë:  

Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu