LAJM I FUNDIT/ Një 75-vjeçare gjendet e pajetë pranë banesës së saj në Himarë

0

Një 75-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në Himarë.

Sipas policisë bëhet me dije se trupi i saj ishte pranë kazanëve të rakisë afër banesës së saj.

Burime për mediat bëjnë me dije se 75-vjeçarja u dërgua menjëherë në morgun e Sarandës teksa dyshohet se ka vdekur 3-4 ditë më parë.

Në trupin e saj janë konstatuar shenja dekompozimi, por jo dhune.

Njoftimi i plote:

Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu