Burimet nga BE: Ja si aktivizohet pezullimi i liberalizimit të vizave

0

Nga Eriza Zykaj:

Një raport i detajuar i grupeve të punës në gjirin e Këshillit të Bashkimit Europian( 27 shtator) flet mbi një shqetësim në rritje të abuzimeve me lëvizjen e lirë afatshkurtër në zonën Shengen nga shtetet e Partneritetit të Lindjes dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria cilësohet nga Gjermania si një nga 10 vendet më problematike për abuzimin e lëvizjes së lirë, ndërkohë që Franca vazhdon të ketë problem numrin e kërkesave të pabazuara të azilit nga Shqipëria.

Në vitin 2018, Holanda kërkoi të aktivizohej mekanizmi i pezullimit të lëvizjes së lirë për Shqipërinë, por kjo kërkesë u refuzua nga Komisioni Europian. Abc ka shtruar pyetje, se ç’mund të ndodhë nëse ka një grup shtetesh që kërkojnë aktivizimin e pezullimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen, të ashtuquajturin “Mekanizmi i pezullimit të vizave”. Burimet e BE-së shpjegojnë për ABCnews si funksionon mekanizmi:

Raporti vjetor i Komisionit Europian mbi lëvizjen e lirë afatshkurtër në zonën Shengen për vendet e treta  ka për qëllim të monitorojë situatën për të mos marre masa specifike. Procedura për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit përcaktohet në nenin 8 të rregullores 2018/1806 dhe kërkon së pari që një shtet anëtar të njoftojë zyrtarisht Komisionin Europian që ka abuzim, ose që Komisioni të ketë informacion mbi një ose më shumë nga rrethanat e mëposhtme për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit:

  1. Një rritje të konsiderueshme të numrit të personave të cilëve ju është refuzuar hyrja ose që kanë qëndruar në një nga shtetet anëtare tê BE  pa të drejtë për ta bërë këtë
  2. Një rritje të konsiderueshme në numrin e kërkesave të pabazuara për azilit
  3. Një rënie në bashkëpunimin me vendet e treta për rikthimin dhe ripranimin e personave në situatë tê jashtëligjshme në shtetet anëtare
  4. Një rrezik i shtuar ose kërcënim i menjëhershëm për politikën publike ose sigurinë e brendshme të shteteve anëtare, në veçanti një rritje të konsiderueshme të veprave të rënda penale

I takon Komisionit të vendosë nëse duhet të aktivizohet mekanizmi. Nëse rrethanat e mësipërme raportohen nga të paktën një shumicë e thjeshtë e shteteve anëtare, në këtë rast veprimi duhet të ndërmerret. Nëse Komisioni vendos të aktivizojë mekanizmin, ai mund të miratojë një vendim zbatues që pezullon liberalizimin e vizave për kategori të caktuara personash për 9 muaj.

Nëse situata nuk përmirësohet, atëherë mund të miratojë një akt të deleguar që pezullon liberalizimin e vizave për të gjitha kategoritë e personave për 18 muaj. Nëse situata ende nuk përmirësohet, Komisioni mund të paraqesë një propozim legjislativ për ta transferuar vendin “abuzues” në listën e vendeve që duhet t’i nënshtrohen regjimit të vizave. Nëse arrihet ky hap i fundit, vendimi në Këshill do të ishte me shumicë e cilësuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu