LAJM I FUNDIT/ Nuk mundi t’u mbijetonte plagëve, vdes babai i 17-vjeçarit që u ekzekutua sot në Klos (Emri)

0

Ka ndërruar jetë, Englantin Hasula, babai i 17 vjeçarit, Danjel Hasula i cili u ekzekutua ditën e sotme. Mësohet se i ati i të miturit, trupi i të cilit ende ndodhet në trotuar, nuk arriti t’u rezistonte plagëve të marra dhe si pasojë ndërroi jetë, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Ndërkohë mësohet se të plagosur nga të shtënat me armë kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të cilët po mjekohen në spital. Më herët u bë me dije se të shtënat me armë kishin ardhur pas degradimit të konfliktit mes dy fiseve, Hasula dhe Mjeshtri.

Policia është vënë në kërkim të autorit Fiqiri Mjeshtri i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu