LAJM I FUNDIT/ Nuk ndalen ngjarjet në vend, plagoset me thikë një 47-vjeçar në Vlorë

0

Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Kapelja, ku një 47-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti.

Konflikti nisur për shkak të një telefoni, ka çuar në një sulm brutal në të cilin është plagosur rëndë një person.

I plagosuri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

47-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për trajtimin e plagëve të rënda.

Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen dhe po bëjnë përpjekje për të identifikuar autorët e këtij sulmi të dhunshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu