LAJM I FUNDIT/ Nuredin Dumani merr statusin e të penduarit të drejtësisë

0

Nuredin Dumani, i arrestuar pak ditë më parë në qyetetin e Fierit ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Po ashtu edhe shoku i tij, Enrik Hoxhaj, i arrestuar bashkë me Dumanin, ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Nuredin Dumani u arrestua i plagosur mbrëmjen e 29 Marsit në qytetin e Fierit, pasi kishte shkëmbyer zjarr me persona ende të paidentifikuar në zonën e Papërit në Elbasan.

Dyshohet se personi që ka qëlluar mbi Dumanin është shtetasi Talo Çela, një prej 5 personave më të kërkuar aktualisht nga ana e policisë.

Vetë Dumani dyshohet si autor i të paktën 5 vrasjeve të ndodhura në Elbasan dhe Durrës, ndërkohë që pikënisja duket se është përplasja për ndarjen e parave të një prej grabitjeve të Rinasit.

Dumani ishte fshehur për një kohë të gjatë në Kosovë, ku kishte nisur edhe bashkëjetesën me një vajzë në moshë të re.