Mëngjesin e sotëm një fushë e mbetjeve urbane në lagjen “Kushtrim” në Vlorë është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm.
Burime për InfowebTv, bëjnë me dije se tymi ka mbuluar gjithë zonën e mbetjeve dhe se në vendngjarje ka arritur vetëm një makinë zjarrfikëse.
Mësohet se flakët kanë nisur të përhapen që në orën 7 e 30 të këtij mëngjesi dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
Autoritetet hetimore janë nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e situatës.