LAJM I FUNDIT/ Përfshihet nga flakët një apartament te tregu elektrik

0

Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët një apartament te tregu elektrik në Tiranë. Burime bëjnë me dije se kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse në vendngjarje dhe jashtë është nxjerrë një grua dhe një fëmijë.

Mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi i hetimit po merret me dokumentimin e provave në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat.